Dy automjete raportohen të jenë përfshirë nga flakët gjatë natës në Durrës.
Thuhet se e gjithë ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, ku nuk ka pasur asnjë të lënduar, por vetëm disa dëme të vogla materiale.
Ngjarja ka ndodhur pranë zyrave të punësimit.
Ende nuk dihen shkaqet e djegies së automjeteve, por autoritetet po hetojnë ngjarjen dhe po punojnë për zbardhjen e saj./real-news.tv

