Fermerët e Lushnjës dhe Rrogozhinës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme, ku kundërshtojnë ndryshimin e TVSH për prodhuesit e qumështit.
Në shenjë revolte, ata kanë derdhur të gjithë qumështin në rrugë.
Më pankarta në duar, fermerët kanë lëshuar thirrjet: ‘mashtrues’.
Ndërkohë, në pankartat e tyre shkruhet: “nafta e traktorit tim e ka çmimin njësoj si nafta e benzit tënd”, “Ulje me 14 % të çmimit për fermerin” si dhe “Subvencionet në bujqësi në 2018 20 milionë euro, në 2019 vetëm 4 milionë euro”./real-news.tv





