TË FUNDIT

Kërcënohet në fushë stafi i Vllaznisë, ndalet stërvitja

Ditën e sotme është kërcënuar trajneri i Vllaznisë, Agim Canaj së bashku me stafin drejtuesit.

Mësohet se përveç Canajt, pre e presioneve kanë rënë edhe administratori i ekipit shkodran, Suad Lici si dhe drejtori teknik Engin Firat.

Bëhet me dije se kërcënimet dhe presionet kanë qarkulluar që para ikjes së Likajt drejt SHBA-ve.

Ndërkohë, seanca stërvitore për ditën e sotme është pezuluar.

Ende nuk dihet asgjë, pasi edhe vetë stafi i klubit të futbollit ‘Vllaznia’ nuk janë prononcuar lidhur me këtë ngjarje./real-news.tv

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat