Mediat ndërkombëtare njoftojnë se lojtari më i mirë i të gjitha kohërave në futboll, Pele është shtruar me urgjencë në një spital të Parisit, mbrëmjen e djeshme.
Legjenda e Brazilit është ndjerë keq pas takimit me Mbapenë.
Nga raportimi i mediave mësohet se diagnoza flet për një sëmundje e quajtur “tetaninë”, një gjendje e njohur edhe si “spasmofilia” dhe konsiston në praninë e hipertekstibilitetit të nervave periferikë me kontraktim të muskujve.
Megjithatë mësohet se shëndeti i Pele është stabilizuar dhe nuk paraqet asnjë gjë serioze për jetën. /real-news.tv/

