Një person është arrestuar, 8 të tjerë janë proceduar dh 4 në kërkim është bilanci i policisë pas protestës së sotme të opozitës.
Policia e Tiranës ka arrestuar Olsi Albarjami, 29 vjeç, nga Elbasani, i cili akuzohet për kundërshtim ndaj forcave të policisë dhe prishje të rendit publik.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë tetë persona, mes tyre edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi si dhe katër të tjerë janë shpallur në kërkim.
“Ky shtetas gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike. Më pas ai është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë. Veprimet e këtij shtetasi i ka publikuar në rrjetin social Facebook shtetasi Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie”, njofton policia për të arrestuar Albarjami. /real-news.tv/

