Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Berlini, ku po zhvillon një vizitë disa ditore ka dhënë një intervistë për median Deutche Welle.
Në këtë interivistë Basha ka komentuar situatën politike në të cilën ndodhet vendi ynë, por ka reaguar dhe për deklaratat e Ditmir Bushati nga Parlamenti.
“Ka shumë zëra publik dhe jo publik të cilët konfirmojnë se problem i kapjes së shtetit nga krimi i organizuar është po kaq problem sa kapja e Partisë Socialiste nga krimi. Pa dyshim që unë uroj që PS të gjej forcën t’i shërbje këti projekti të madh kombëtar për të çaur vendin drejt Evropës”, tha Basha ndër të tjera.

