TË FUNDIT

Renditja e FIFA-s, Shqipëria zbret, Kosova rritet

Në renditjen e FIFA-s për muajin mars kombëtarja shqiptare ka humbur një pozicion në klasifikimin e përgjithshëm botëror. Kuqezinjtë tashmë janë në vendin e 62-të, me 1.368 pikë.

Humbja me Turqinë në “Loro Boriçi” ka qenë përcaktuese për këtë rënie të Shqipërisë, edhe pse ajo u pasua nga një fitore e pastër 3-0 ndaj Andorrës.

Ndërkohë që gjërat shkojnë më mirë për përfaqësuesen e Kosovës, që ka fituar 3 pozicione pas dy barazimeve, në miqësoren me Danimarkën dhe në kualifikuesen me Bullgarinë, e tani e sheh veten në vendin e 127.

Sa u përket vendeve të para nuk ka ndryshime të mëdha, me Belgjikën që qëndron në krye të renditjes, e ndjekur nga Franca në vendin e dytë, ndërkohë që vendi i tretë mbahet nga përfaqësuesja e Brazilit, që pasohet nga Anglia dhe Kroacia. /real-news.tv/

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat