Kompeticioni më i ndjekur futbollistik në të gjithë botën do të pësojë ndryshime të mëdha në formatin e ri.
Champions League prej shumë viteve ka mbajtur të njëjtin format, por ECA dëshiron ta rinovojë formatin e kësaj gare, e cila aktualisht ka 8 grupe të ndara me nga 4 klube në fazën e parë.
Klubet evropiane dëshirojnë që të formohen 4 grupe me nga 8 ekipe. Kjo do të thotë që brenda fazës së grupeve do të zhvilloheshin 14 ndeshje dhe jo 6.
Sipas propozimeve ky nuk do të jetë ndryshimi i vetëm. 24 ekipet të cilave kualifikohen nga këto grupet do të kualifikoheshin automatikisht për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, ndërsa klubet e tjera do të garonin për tetë vendet e mbetura.
Sipas raportimit të mediave evropiane ka shumë gjasa që UEFA t’i dorëzohet kërkesës së klubeve të mëdha të Evropës dhe të lejojë që ndeshjet e Ligës së Kampionëve të zhvillohen në fundjavë.
/real-news.tv/

