TË FUNDIT

I bllokuan rrugën Ramës në Kukës, procedohen 13 persona

13 persona janë proceduar penalisht në gjendje të lirë pasi morën pjesën në protestën kundër kryeministrit Edi Rama.

Në njoftimin e policisë thuhet se 13 shtetas u proceduan pasi kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

”Në lidhje me protestën e paligjshme, të zhvilluar më datë 05.04.2019, të organizuar nga subjekti politik PD Kukës e Has, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi” janë proceduar në gjendje të lirë 13 shtetas, të moshës nga 28 – 60 vjeç, nga Kukësi e Hasi. Procedimi ndaj tyre filloi pasi, kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, si dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit.

Materialet për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”-thuhet në njoftimin e policisë.

Protesta u zhvillua dje, ndërsa kryeministri Edi Rama kishte planifikuar disa aktivitete në Kukës. Banorët bllokuan rrugën në afërsi të Drinit të Zi me qëllim që të mos kalonte kreu i qeverisë, ndërsa sipas PD për shkak të protestës, Rama udhëtoi me helikopter./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat