Këshilli i Sigurimit të OKB kërkon që trupat e gjeneralit renegat libian, Chalifa Haftar të ndalojnë marshimin e tyre drejt Tripolit. Edhe ministrat e Jashtëm të grupit të G7 kërkojnë t’i jepet fund ofensivës.
Këshilli i Sigurimit të OKB tha se është shumë i shqetësuar për ofensivën e trupave të gjeneralit të fuqishëm, Chalifa Haftari.
Të ashtuquajturës Ushtria Nacionale Libiane (LNA) e Chalifa Haftarit, i kërkohet të ndalojë të gjitha lëvizjet ushtarake.

