TË FUNDIT

Parashikimi i motit për sot, e hënë, 8 prill 2019

Gadishulli i ballkanit do të ndikohet nga qëndra me presion të ulët atmosferik  e cila do të ifluencojnë në territorin e Shqipërisë dhe Kosovë mot me rreshje shiu.

Fillimi i javës dt 08 Prill 2019 vendi ynë do të përfshihet nga kalimi i një fronti të ftohtë Veriperëndimor, moti do të jetë  me rreshje shiu intensive me stuhi dhe shkarkesa elektrike në Jugperëndim.

Era do të jetë  me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi  i forcës 5 me larësi vale 1,0 –1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie të konsiderueshme në mesditë.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore      6/11°C 
Zonat e  ulëta       10/17°C
Zonat  bregdetare 13/16°C

Kosova për  ditën e Hënë dt 08 Prill 2019 moti do të jetë me vranësira dhe rreshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 5°C  në mëngjes deri në 18°C gradë Celcius në mesditë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat