ZëvëndësNdihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Mathew Palmer ka zhvlluar sot një takim me gazetarët, për të disktuar për krizën politike.
“Shqipëria ka një qeveri legjitime me të cilën në bashkëpunojmë. Ajo vend aleat dhe do të ketë suportin tonë. Jam konfident se kjo qeveri do të çojë vendin përpara dhe do vazhdojë me zbatimin e reformave si ajo në drejtësi. Nuk jam këtu për të negociuar një platformë me palët. Të gjitha partitë politike duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe duhet të punojnë fort për to dhe procesin politik. Opozita duhet të gjejë një mënyrë për të marrë pjesë në zgjedhje. Inkurajoj të gjitha partitë të marrin pjesë në zgjedhjet e qershorit”, u shpreh Palmer.

