TË FUNDIT

Takimi me Palmer, vjen reagimi i Metës

Pas takimit me liderët e opozitës, zyrtari amerikan Matthew Palmer ka zhvilluar një tjetër takim kësaj here me presidentin e Republikës, Ilir Metën.

Meta shpërndau një foto nga takimi në rrjetin social ‘Facebook’, ku shkruan se u bisedua për situatën e vështirë politike në Shqipëri si dhe mënyrat për të ecur përpara.

“Takim i hapur dhe miqësor me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Europën, Matthew Palmer mbi situatën e vështirë politike në vend dhe rrugëdaljet për të ecur përpara. Interes i ndërsjellë për forcimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës, që qëndrojnë në themel të partneritetit strategjik mes dy vendeve”, shkruan Meta./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat