Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama është shtruar në spitalin e New Delhit me infeksion në gjoks, tha një ndihmës, duke shtuar se murgu 83-vjeçar budist është në gjendje të qëndrueshme.
Dalai Lama, i cili u vendos në Indi në fillim të vitit 1959, pas një kryengritjeje të dështuar kundër sundimit kinez, jeton në mërgim në qytetin malor të Dharamshalës në veri të Indisë.
“Sot në mëngjes shenjtëria e tij ndjeu disa siklet dhe u dërgua në Delhi për kontroll,” tha Tenzin Taklha, sekretari i tij personal për Reuters.
“Mjekët e kanë diagnostikuar atë me infeksion gjoks dhe ai po trajtohet për këtë. Gjendja e tij është e qëndrueshme tashmë. Ai do të trajtohet për dy tre ditë në spital”-shtoi ndihmësi i tij.
Shumë nga 100.000 tibetianët që jetojnë në Indi janë të shqetësuar se lufta e tyre për një atdhe të pavarur do të përfundonte me Dalai Lamën./real-news.tv/

