TË FUNDIT

Grabitja në Rinas/ Ministrja: Fajin e kanë kinezët

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka reaguar pas grabitjes të ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit.

Ministrja shprehet se kjo është një ngjarje e rëndë, ndërsa thekson se siguria ka rënë duke bërë që grabitësit të shkojnë deri te aeroplani ku ndodheshin dhe pasagjerë.

Ajo fajëson mos investimet në fushën e sigurisë nga ana e firmës kineze që e ka në koncesionin aeroportin.

“Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e përsëritur për fat të keq. Të gjitha përpjekjet e autoriteteve shtetërore për t’i imponuar kompanisë kineze, që mban në koncesion Aeroportin e Rinasit, investimet e nevojshme në sistemin e sigurisë, nuk janë dëgjuar ashtu si duhet. Sistemi i sigurisë ka rënë përsëri dhe përsëri grabitësit kanë mundur të hyjnë deri në pistë, duke provuar se në këto kushte aeroporti është i kërcënuar lehtësisht, deri edhe nga akte më të rënda se kaq. Ky është një alarm, që këtë herë s’duhet të kalojë dhe s’do të kalojë, vetëm me nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës nga radhët e teknikëve dhe punëtorëve të TIA për sigurinë. Këtë herë shteti duhet dhe do të thotë shumë shpejt një fjalë më shumë. Fakti që aeroporti njësoj si të gjithë aeroportet në Evropë, nuk mbrohet e as garantohet në sigurinë e vet nga Policia e Shtetit, po nga sistemi i sigurisë së vetë kompanisë, nuk do të thotë aspak se ne duhet e do të rrimë me duart të lidhura. Aspak. Shteti do të flasë qartë dhe do të veprojë me të gjithë fuqinë e detyrimit për të garantuar sigurinë dhe funksionimin normal të aeroportit të vetëm ndërkombëtar të vendit”, është shprehur Balluku. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat