TË FUNDIT

Vëllai i Admir Muratajt bën deklaratën tronditëse

Personi që u ekzekutua me armë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit pas super grabitjes së 10 milionë eurove dje në aeroportin e Rinasit është Admir Murataj. Fillimisht identiteti u zbulua nga mediat greke. Ai ka qenë organizatori i grabitjes brenda perimetrit të sigurisë së aeroportit, ndërsa u vra 2 km nga Rinasi në momentin e arratisjes.

Por, i vëllai i tij Cen Murataj thotë se Admiri nuk ka qenë truri i kësaj grabitjeje. Ndërsa i bëri apel policisë se nëse nuk gjen se kush e ka vrarë vëllanë e tij, atëherë do ta bëjë ai vetë së bashku me familjarët e tij.

“Do i gjej shokët që e lanë në rrugë Admirin, organizatori nuk vritet! Shokët që e lanë në rrugë do i gjejmë. Admiri, organizator u la në rrugë. E dinim se ishte organizator. Do e shohim sa organizator është, ai është vegël. Diçka duhet të jetë. Organizatori nuk vritet. Dimë që e hodhën shokët aty. Nuk kemi asnjë informacion. Kishim 2 vite që nuk flisnim. Lajmin e morëm nga mediat”, është shprehur nga morgu i vëllai i Admir Muratajt.

Admir Murataj ka qenë njeriu që në ikje e sipër ka bërë rezistencë me armë ndaj policisë, e cila i ishte vënë nga pas. Ndërkohë grabitësi qëllonte anëtarët e tjerë kanë zbritur thasët me para nga makina dhe kanë ndarë çantat, duke u larguar më pas.

Por shoku i tyre, që ka qenë edhe organizatori ka vijuar të rezistojë me armë, duke tentuar të mbajë larg efektivët e policisë, por është qëlluar me një plumb në kokë duke mbetur i vdekur në vend. Trupi u identifikua pas ekspertizës, pasi me vete nuk kishte asnjë dokument. Murataj rezultonte në kërkim nga autoritetet shqiptare edhe për tre grabitje të tjera të blindave, por edhe nga drejtësia greke për grabitje, vrasje dhe plagosje, pasi u arratis nga burgu në 2013 së bashku me 10 persona të tjerë.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat