TË FUNDIT

Ngjarja në Rinas/ Berisha: Vjedhje paraelektorale

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish në lidhje me grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas, ngjarje që ndodhi dy ditë më parë, ku i vrarë mbeti njëri prej autorëve të super vjedhjes.

Në televizionin Ora News, Berisha tha se grabitja e parave është një vjedhje paraelektorale, ku skenari është i njëjtë me atë të 2016-ës.

Ai e ka quajtur një skenar shtetëror, ku as Al Kapone nuk do mund ta ribënte të njëjtën gjë.
‘Kjo është një vjedhje paraelektorale, e organizuar nga segmente të caktuara të shtetit. Me të njëjtët skenarë të 2016. Me një falimentim të shtetit. Me një precizion të jashtëzakonshëm i cili mund të realizohet me një pjesëmarrje të elementeve të sigurisë së Aeroportit në Autoritetin e Aviacionit Civil. Është një skenar shtetëror. Se s’ka banditë në botë që të organizojë dy herë të njëjtin skenar në botë. As Al Kapone nuk do ta bënte dot dy herë rresht’, tha Berisha./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat