TË FUNDIT

Shqipëria digjet, Rama për turizëm me Tsiprasin

Në një kohë kur situata politike dhe jo vetëm në Shqipëri është tejet e tensionuar, Kreu i qeverisë ka zgjedhur t’i mbajë larg, duke udhëtuar drejt Dubrovnikut në Kroaci, ku ditën e sotme pritet të ketë një takime me homologun e tij grek Aleksis Tsipras, ku palët marrin pjesë në Samitin e 8-të të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore, Juglindore dhe Republikës Popullore të Kinës.

Më herët, dy kryeministrat kanë zhvilluar një bisedë telefonike.

Referuar mediave greke në fokus të bisedës mes dy krerëve të qeverive kanë qenë reformat e nevojshme për fillimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Sipas mediave helene, Tsipras u përqendrua më tepër në ligjin për pronat minoritetit grek në bregdetin e Jonit.

Ndërkohë më herët, kreu i qeverisë është takuar edhe me kryeministrin kinez, Li Keqiang.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat