Protestës së sotme të opozitës, Partia Demokratike njofton se do i bashkohet edhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.
Gjatë protestës do të ketë fjalime nga simpatizantët dhe liderët e partive, pasi podiumi dhe fonia janë përgatitur, ndërsa janë vendosur bokset.
Bulevardi është bllokuar, të gjithë skenarët janë të mundshëm nga opozita duke mos përjashtuar edhe një ‘Çadër’ ai ajo e para dy viteve që u ngrit para Kryeministrisë.
Nisur nga moti i paqendrueshëm, Partia Demokratike ka marrë masat për të pajisur me çadra protestuesit nëse do të ketë reshje shiu.

