Partia Demokratike do të nisë protestën e saj të radhës pas 2 orësh përpara Kryeministrisë. Opozita do të sjellë qytetarë të shumtë nga të gjitha qytetet.
Ata janë nisur që paraditen e sotme ndërsa pritet të mbushet i gjithë sheshi i Kryeministrisë edhe pse kushtet e motit nuk i favorizojnë aspak demokratët. Ndërkaq, nga ana tjetër policia është duke bërë përgatitjet e fundit për të menaxhuar protestën e opozitës.
Ashtu siç shihet edhe në planet e dërguar në Real Neës nga operatorët tanë, policia po bën gati përcaktimin e perimetrit të qëndrimit të uniformave blu përgjatë protestës.
Protestën e sotme kanë vendosur ta ndjekin edhe një grup studentësh gjermanë të cilët përveç vizitës së tyre në Shqipëri do t’u duhet të shohin edhe situatën politike të vendit, ku opozita kërkon largimin e qeverisë së korruptuar siç e quan ajo, dhe zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme.





