TË FUNDIT

Nis protesta e opozitës, shikoni ç’po ndodh përpara Kryeministrisë

Opozita ka nisur protestën para Kryeministrisë. Protestues të shumtë janë mbledhur para godinës së qeverisë. Ndërsa pritet të mbërrijnë liderët e Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Me një banderolë të madhe me mbishkrimin “Qeveri e krimit” janë banorët e Astirit të parët që po marshojnë drejt Kryeministrisë.

Punonjësit e policisë janë pozicionuar e kanë krijuar kordonin rrethues para kryeministrisë, ndërsa sipër institucioneve kryesore në bulevard vërehen lehtë edhe snajper.

Ndryshe nga protestat e tjera, përpara kryeministrisë është ngritur edhe një podium, ku pritet të ketë fjalë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat