TË FUNDIT

Tension para Kuvendit, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin. Reagon ashpër policia

Ka nisur me incidente mbërritja e protestuesve të opozitës te Parlamenti.

Protestuesit kanë çarë në këto momente kordonin e parë policor, ndërsa hedhin kapsolla, tymuese e flakadanë. Kaq ka mjaftuar që policia të hedhur 7 gaz lotsjellës.

Gati dy orë protestuesit qëndruan para Kryeministrisë, aty ku u mjaftuan me hedhjen e domateve, bojës lakrave e qumështit, por edhe shashkave e tymit të zi.

Por ndërsa u pozicionuan te dera e Kryeministrisë, pasi kishin çarë kordonin policor, një thirrje e demokratëve i zhvendosi te Parlamenti.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat