TË FUNDIT

Përfshihet në flakë makina e efektivit të policisë

Një automjet është përshirë nga flakët gjatë natës në Gramsh.

Bëhet me dije se automjeti i përket një efektivi policie, punonjës në Komisariatin e Gramshit.

Më tej, thuhet se makina e efektivit ishte parkuar shumë pranë banesës së tij.

Ndërkohë, policia mbërriti në vendngjarje, ku po heton të gjitha pistat.

Ende nuk dihet arsyeja e zjarrit në makinën e efektivit të policisë./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat