Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me alternime kthjellimesh e vranësira në zhvillim kryesisht në orët e mesditës.
Parashikohet që reshjet e shiut do të bëhen prezente në mesditë.
Për shkak të kontrastit termik, reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave lokale të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Gjithashtu, parashikohet edhe breshër i izoluar. Për shkak të reshjeve do të ketë mjegull e mjegullinë lokale.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 1-2.
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 8/22 | Diell shi |
| Kukës | 6/16 | Diell shi |
| Lezhë | 9/20 | Diell shi |
| Dibër | 4/14 | Diell shi |
| Durrës | 9/22 | Diell shi |
| Tiranë | 8/22 | Diell shi |
| Elbasan | 9/22 | Diell shi |
| Berat | 5/22 | Diell shi |
| Vlorë | 9/20 | Diell shi |
| Korçë | 4/14 | Diell shi |
| Gjirokastër | 7/20 | Diell shi |
| Sarandë | 9/19 | Diell shi |

