fbpx

A do përgjysmohen tarifat për studentët? Flet rektori i UT, tregon edhe si do zhvillohet mësimi

Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha ka rrëfyer disa detaje të reja në lidhje m rifillimin e universiteteve.

Mësimi do të zhvillohet me alternim midis mësimit onlin dh atij në auditore të Fakultetit.

“Do të ketë një alternim mes mësimit në auditor dhe mësimit në distancë nëpërmjet platformave, që në dijenin time të gjithë institucionet po punojnë që të unifikojnë platformat. Përfshi dhe Universitetin e Tiranës. Në të gjithë Universitetet po punohet për krijimin e një platforme që lejon zhvillimin normalisht të mësimit. Kanë akses më të lehtë si për pedagogët dhe për studentët. Po trajnohen në përdorimin e sistemit, pedagogët, administratorët, studentët”, tha Hoxha.

Më tej, rektori i Universitetit të Tiranës tha se tarifat për asnjë nga ciklet e studimit nuk kanë ndryshuar, përveç tarifës së regjistrimit.

“Për sa i përket tarifave, ato janë ato që janë përcaktuar në Paktin për Universitetin. Është e njëjta që ka qenë, nuk ka ndryshuar asgjë. Për masterin, tarifën e regjistrimit e kemi bërë nga 25 mijë lekë të vjetra në 20 mijë lekë të vjetra. Duke si një shifër e ulët, por ne na kushton rreth 50 milion lek të vjetra”, përfundoi ai.