TË FUNDIT

A do shpallen PD-LSI “organizata të dhunshme”?! Zyrtari i lartë i SHBA shokon me përgjigjen

Zv. Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matheë Palmer në një intervistë për VOA i ka bërë thirrje kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi që të ndalojnë dhunën. Sipas tij, është përgjegjësi e tyre e drejtpërdrejtë e udhëheqësve të opozitës të cilët duhet t’ia bëjnë të qartë mbështetësve se dhuna është e paparanueshme.

“I bëjmë thirrje udhëheqësve të opozitës që të mos ketë dhunë me 30 Qershor dhe qytetarët të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Ne i bëjmë thirrje drejtuesve të opozitës ta bëjnë të qartë evitimin e dhunës në 30 Qershor siç u bë me 21 Qershor ku u zhvillua një protestë paqësore. Është përgjegjësi e udhëheqësve të opozitës që tia bëjnë të qartë mbështetësve të tyre që dhune është e paparanueshme”,-tha Palmer.

I pyetur nga VOA në lidhje me vërtetësinë e fjalëve se opozita është kërcënuar se do të futet në listën e organizatave të dhunshme nga SHBA, Palmer u përgjigj: “Kush pengon zgjedhjet ka probleme me SHBA-të. Kaq mund të them në lidhje me këtë’.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat