fbpx

A do të mbyllen shkollat? Vjen përgjigja rrufe nga zv.ministrja Rakacolli

errrr-721x450.jpg

Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli ka folur edhe për shkollat, ku momentalisht mësimi po zhvillohet online. Ajo tha gjatë konferencës së Komitetit Teknik të Ekspertëve se deri më tani nuk ka një vendim për mbylljen e shkollave.

“Nëse nuk do të kishim përdorur maskat, shifrat do të ishin më të larta. Në shumicën e rasteve, ata që kanë rezultuar pozitivë, nuk kanë përdorur maskat. Sa i përket shkollave, cdo masë që merret, merret në bazë të shifrave dhe arsyes pse janë këto shifra. Fatmirësisht na rezulton që në shkolla nuk ka shpërndarje të madhe të infeksionit. Nuk i kemi shkollat vatra të infeksionit. Ne po vazhdojmë t’i monitorojmë. Ne shohim fenomenin dhe kush janë faktorët që kanë cuar në këtë fenomen”, u shpreh Rakacolli.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303