Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, teksa foli përpara gazetarëve pasi Gjykata e Krimeve të Rënda i shtyu seancën më 19 shtator, u pyet nga gazetarët e pranishëm edhe mbi mundësinë e një rikthimi të rij në jetën aktive politike të vendit.
Tahiri nuk e mohoi gjë si mundësi dhe dha një përgjigje vërtet të bujshme në lidhje me këtë. Ai tha se ka persona që janë akuzuar për vrasje dhe për vjedhje stratosferike dhe sërish ndodhen në majat e politikës.
“Janë akuzuar për vrasje njerëzish edhe për vjedhje stratosferike në xhepat e njerëzve dhe sot janë në majat politike. Por unë nuk mendoj për këtë, unë mendoj për drejtësinë time. Kur kjo betejë e imja të përfundojë siç dua unë të përfundojë atëherë këtë betejë do ta kthej në betejën e çdo qytetari”, u shpreh ish-ministri nën hetim, Saimir Tahiri.

