Kryedemokrati Lulzim Basha foli për situatën në vend dhe lëshoi disa akuza ndaj qeverisë. Jo vetëm kaq, por gazetarët e kanë pyetur në lidhje me partinë e re të lançuar dje nga ish-eksponentja demokrate, Jozefina Topalli.
A i trembet përballjes me Jozefina Topallin? Basha u shpreh i prerë: Jo!
Pyetje:
A mendoni se partia e Topallit apo e Patozit janë shtojcë të Ramës?
Basha: Nuk kam kohë për të humbur as me këtë çështje, as me asnjë person, kam prioritete të tjera. Prioritetet e mia i përcakton interesi publik, askush tjetër.

