TË FUNDIT

A ishte “diss” i hapur kënga e re e Melindës? Thyen heshtjen reperja, ka dy fjalë

“X5” titullohet kënga më e re e publikuar nga Melinda dhe Gjiko. Në fakt, kjo këngë është pëlqyer shumë nga publiku pasi ka marrë shumë klikime në Youtube.

Mirëpo, në tekst reperja Melinda përmend emrin “Pretty motherfucker”, ku fansat dyshuan se është një “diss” ndaj Getinjos.

Në InstaStory, Getinjo publikoi një video ku bën sikur po e merrte lemza, pasi dikush i kishte përmendur emrin.

“Qetësohuni, s’e ka pas për mu”- shkruante ai, duke mos na sqaruar nëse të dy kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe e kanë sqaruar njëherë e mirë situatën.

Menjëherë ka reaguar edhe Melinda, e cila ka qartësuar se kënga nuk është “diss” për askënd.

“Kisha dasht me sqaru që kënga X5 nuk është diss ndaj askujt. Nuk ka nevojë me u keqkuptu asgjë mes rreshtave të këngës. Paqe dhe suksese për të gjithë. Shkojmë për dy milionë sot”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat