TË FUNDIT

A ishte Ilir Meta në konflikt interesi për 30 qershorin? Ja pse nuk u përgjigj Presidenti

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ndodhej ditën e sotme në Kryesinë e Kuvendit për tu marrë në pyetje nga Komisioni Hetimor.

Teksa pyetjet se a ishte ai në konflikt interesi me vendimin për të shtyrë datën e zgjedhjeve, Meta hezitoi të përgjigjej.

Mirëpo, këshilltari i tij, Tedi Blushi ka thënë se Meta zgjodhi të mos përgjigjej pasi nuk donte të dëmtonte atmosferën.

Sqarimi i këshilltarit të Metës, Tedi Blushi:

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, qëllimisht e shmangu përgjigjen e drejtpërdrejtë ndaj pyetjes së deputetit në fjalë, për të mos e dëmtuar atmosferën konstruktive të mbledhjes ku ishte i ftuar.

Kjo për arsyen se të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, përfshirë edhe ata që ankohen sot për dekretin e shfuqizuar të 30 qershorit, janë minimalisht në konflikt të dyfishtë dhe të drejtpërdrejtë interesi.

Së pari, sepse çdo deputet i Kuvendit e ka fituar mandatin e tij nga një proces zgjedhor i shtyrë, nga data 18 qershor 2017 në 25 qershor 2017, me Dekretin Nr. 10351, datë 21.05.2017, të ish-Presidentit Nishani.

Së dyti, deputetët e pranishëm sot në seancën dëgjimore, janë njëherazi edhe votues të rezolutës së Kuvendit të datës 13 qershor ku është shprehur gjykimi mbi aktet e Kreut të Shtetit, edhe anëtarë të komisionit të posaçëm, papajtueshmëri kjo që është e ndaluar nga rregullorja e Kuvendit dhe ligji.

Së treti, vetë deputeti që adresoi pyetjen, është në një situatë të katërfishtë të konfliktit të interesit:

Ka marrë mandatin nga zgjedhje të shtyra me dekret të Presidentit.

Ka votuar pro miratimit të rezolutës së datës 13 qershor 2019.

Ka nënshkruar kërkesën fillestare për verifikimin e ligjshmërisë së akteve të Presidentit.

Aktualisht është edhe kërkues, edhe vlerësues i kërkesës që po vetë ka firmosur, për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të Presidentit.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat