A ndihmon konsumi i përditshëm i kafesë në humbjen e peshës?

Screenshot_16-1.jpg

Shpesh dëgjojmë se kafeja zvogëlon oreksin dhe ndihmon në humbjen e peshës, ndërsa shumë studime pohojnë se mund të ketë efektin e kundërt. Disa studiues, që hulumtuan këto pikëpamje kontradiktore, arritën në përfundimin se konsumi i 3-4 filxhanëve kafe në ditë lidhet me zvogëlimin e peshës trupore, por vetëm tek njerëzit me një sfond gjenetik specifik.Hulumtimi u bazua në të dhëna të hollësishme epidemiologjike, gjenetike dhe eksperimentale nga 300 vullnetarë. Ata iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me zakonet e tyre të të ngrënit, oreksin dhe elementë të tjerë të jetesës që gjetën lidhje interesante midis konsumimit të kafesë, profilit gjenetik dhe peshës trupore.“Rezultatet tregojnë se kafeja zvogëlon oreksin dhe mund të ndihmojë në rregullimin e peshës kur kemi dy kushte gjenetike: një variant gjenetik në gjenin CYP1A2 që çon në një rritje të metabolizmit të kafeinës dhe në të njëjtën kohë një predispozitë gjenetike ndaj obezitetit”, thuhet në studim.Ekipi kërkimor gjithashtu gjeti një lidhje të mundshme midis kafesë dhe rregullimit të oreksit përmes hormonit asprosinë, nivelet e të cilit ndryshojnë në varësi të profilit gjenetik të metabolizmit të kafesë.

scroll to top