fbpx

A po zgjidhen mosmarrëveshjet tregtare mes Kinës dhe SHBA?

us-china-trade-talks-2.jpg

Importuesit kinezë blenë të paktën 600,000 ton soje amerikane, blerja më e madhe që nga qershori, thanë tregtarët.

Veprimi i Kinës vjen përpara bisedimeve të nivelit të lartë mes dy vendeve që do të mbahen muajin tjetër. Bisedimet synojnë t’i japin fund një lufte tregtare që ka zgjatur më shumë se një vit.

Blerja e sojës është një tregues tjetër që tensionet tregtare midis Uashingtonit dhe Pekinit mund të jenë duke u lehtësuar.

Më herët, Kina kishte pezulluar të gjitha blerjet e produkteve të fermës amerikane në përgjigje të kërcënimeve të bëra nga Presidenti Donald Trump për të vendosur më shumë tarifa për mallrat kineze.

Eksportet e sojës amerikane në Kinë, blerësi më i lartë në botë, janë zvogëluar gjatë mosmarrëveshjes tregtare mes dy vendeve.

Kjo lëvizje e Kinës vjen disa ditë pasi përjashtoi nga taksat 16 lloje të produkteve amerikane.

A do të  thotë kjo se mosmarrëveshja tregtare mes dy vendeve do të zgjidhet shumë shpejt?

Mbetet për t’u parë se si do të shkojnë bisedimet mes palëve, por shumë analistë i shohin lëvizjet e Kinës si përpjekje për të sheshuar mosmarrëveshjet./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303