Ekspertja e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini, ka qenë sot e ftuar në rubrikën “Opinion”, në Neës24, dhe ka folur për situatën e rëndë të krijuar në vend nga pandemia e koronavirusit.
Pyetjes se a do të shkojë Shqipëria në karantinë të dytë, Tomini i përgjigjet se “sigurisht që merren të gjithë opsionet e mundshme për minimizimin e virusit. Karantina dha efekte shëndetësore, psikologjike, ekonomike. Mbetet një opsion i fundit. Do të ezaurohen të gjitha opsionet e tjera më parë, dhe në fund do të shihet. Do të shihet ezaurimi i spitaleve dhe rritja e numrit, të cilët do të na detyrojnë për hapa të mëtejshëm”, tha ajo.

