30.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Abuzuan me tenderat, arrestohen 4 ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë

spot_img

Katër ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë kanë rënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohen për abuzime me tenderat.

Të arrestuarit janë: ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha,  ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse, Aurel Lamçe dhe dy ish-shefat e IT-së, Lysien Ali dhe Arlind Alikaj.

Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi të Prokurorisë së Tiranës lidhur me procedurat e tenderimit në këtë institucion gjatë periudhës 2016-2017.

“Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë në funksion të hetimeve të kryera për procedurat e tenderimit në Ministrinë e Drejtësisë për periudhën kohore 2016-2017, ka marrë në hetim 12 persona të dyshuar për veprat penale të Shpërdorimit të detyrës, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal”.

Nga organi i akuzës mësohet se hetimet janë shtrirë në 5 tendera, konkretisht:

  1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
  2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
  3. Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
  4. Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
  5. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Shkeljet janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave.

“Hetimet kanë nxjerre në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të mëdha për buxhetin e shtetit. Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale”.

Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publik që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të verifikimit të ofertave dhe komisioneve për mbikëqyrjen e zbatimit të kontratave.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat