Një aksident ka ndodhur në rrugën dytësore Elbasan-Metalurgji, ku si pasojë ka humbur jetën një 28-vjeçar.
28-vjeçari ishte kalimtar i rastit kur fatkeqësisht është përplasur nga një mjet.
Aksidenti është ndikuar edhe nga errësira e rrugës.
28-vjeçari mori plagë të rënda dhe u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, por nuk mundi të mbijetojë.
Policia ndaloi drejtuesin e mjetit 22-vjeçarin me iniciale A.Rr banues në Katund të Ri Elbasan.

