TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Fier-Lushnje, vdes një person

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën.

Aksidenti rrugor është regjistruar në aksin Fier-Lushnje. 

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shoferit”, ku automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin M.Sh, 22 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin B.Sh, 31 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje dhe më pas është përplasur edhe me automjetin tip “Jaguar” me drejtues shtetasin G.Q, 33 vjeç, banues në Koplik. 

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vend shtetasi K.Sh, 18 vjeç, banues në Hysgjokaj, Lushnje, pasagjer në automjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi M.Sh. 


Gjithashtu dëmtime kanë marrë edhe dy drejtuesit e automjeteve, shtetasit M.Sh dhe G.Q, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve. 

Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat