Aksident i rëndë në Itali, vdes shqiptarja

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, ku një grua shqiptare ka ndërruar jetë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Bari, ku dy makina janë përplasur me njëra tjetrën, ku për pasojë shqiptarja gjeti vdekjen.

Shoqëruesi i shqiptares ka humbur gjithashtu jetën, ndërkohë shoferi i automjetit tjetër ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./real-news.tv