Një aksident i rëndë është regjistruar mbrembjen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të së shtunës në rrugën e quajtur “Pranë Kapeles”.
Mjeti tip “Benz” ka aksidentuar një këmbësor, rreth 22 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ndodhet në sallën e urgjencës në Spitalin Rajonal të Vlorës.
Sakaq efektivët e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariat.
Aktualisht po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.

