Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në qytetin e Elbasanit.
Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor 24-vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri.
Policia e Elbasanit ka bërë me dije se drejtuesi i makinës është larguar menjëherë nga vendngjarja duke mos i ofruar ndihmën të aksidentuarit.
Ndërkohë, autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit./real-news.tv

