FOTO / Aksident në Lezhë-Shkodër, tre të plagosur

Tre persona të plagosur, është bilanci i një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Lezhë-Shkodër.

Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një tip Mercedez Benz’ dhe një tip ‘Caddy’.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e Blinishtit, ndërsa policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në këtë aksident.