31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Aksident në Borsh/Makina bie në kanal, vdes 17-vjeçarja

spot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur mbi Shkallë, në Borsh. Raportohet për një aksident ku ka humbur jetën një 17-vjeçare e identifikur si Analuiza Duro.

Vajza e re ishte pasagjere në mjetin që drejtohej nga shtetasi R.Dh., 19 vjeç. Makina tip “Audi” ka humbur kontrollin duke rënë në një kanal kullues në plazhin e Borshit, raporton BalkanWeb.

Polica e Sarandës ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme procedurale, drejtuesin e mjetit.

Informacion paraprak: Rreth orës 17:20, në vendin e quajtur mbi Shkallë, shtetasi R.Dh., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ”Audi”, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në kanal, ku për pasojë ka humbur jetën shtetasja pasagjere A.D., 17 vjeçe, banuese në Borsh.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprimet e mëtejshme procedurale. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

 

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat