Një aksident ka ndodhur para pak minutash pranë zonës ’21 Dhjetori’, ku një motor ka përfunduar në rrugë si pasojë e përplasjes me një makinë i tipit ‘Benz’. Mësohet se motoçiklisti ka pësuar dëmtime nga përplasja, por nuk është në gjendje të rëndë.
Policia rrugore ka dhënë menjëherë ndihmën e parë, pasi ndodhej aty pranë në momentin e aksidentit. Ndërkohë, trafiku është rënduar akoma edhe më shumë, ku qarkullimi i automjeteve është bërë akoma edhe më i vështirë.
Ende nuk dihet shkaku i aksidentit mes automjetit dhe motorit./real-news.tv


