Aksident te Astiri/ Plagoset rëndë një person, ambulanca s’dukej gjëkundi

Një aksident me motor ka ndodhur disa minuta më parë në zonën e Astirit në kryeqytet. Si pasojë e aksidentit është plagosur rëndë një person, i cili deri më tani nuk dihet nëse është jashtë rrezikut për jetën apo ajo.

Por, ajo që është më shqetësuese është vonesa e ambulancës, ku personi i plagosur ka qëndruar për rreth 20 minuta shtrirë përtokë dhe asnjë ambulancë nuk dukej gjëkundi. Ndërsa ka qenë qytetarët që i kanë ardhur në ndihmë të plagisurit.

Sipas dërguesve të videos në redaksinë e ‘real-news.tv’, personin e plagosur”nuk dihet nese e futen gjall ne ambulanc apo vdekur. por 20 minuta ka nejt i shtrir nuk vinte asnje ambulance