fbpx

Aksidenti në Elbasan, policia prangos shkaktarin

Screenshot_3.png

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 27-vjeçar, i cili akuzohet si shkaktar i aksidentit të ndodhur dje në aksin Peqin-Rrogozhinë, ku mbeti e vdekur një grua.

Burime zyrtare bënë me dije se nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, u bë arrestimi i shtetasit F.H., 27 vjeç, banues në Korçë.

Sipas policisë, 27-vjeçari duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me një mjet tjetër dhe si pasojë ka gjetur vdekjen shtetasja F.B., 65 vjeçe, banuese në Korçë, si dhe janë dëmtuar dhe dy shtetas të tjerë, jashtë rrezikut për jetën, të cilët ishin pasagjer në mjetin “Toyota”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303