fbpx

Aksidentoi për vdekje gazetaren, Gjykata vendos…

enkeleda-1.jpg

Aksidenti tragjik i ndodhur në vitin 2014 që i mori jetën gazetares së Neës 24,Enkelejda Skenderasi ka përfunduar edhe në gjykatë.

Gjykata e Faktit në Korçë 5 vite pas aksidentit ka dhënë vendimin për drejtuesin e mjetit në të cilin udhëtonte gazetarja Skënderasi.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se burime nga gjykata pohojnë se shtetasi me inicialet D.H që drejtonte mjetin është dënuar të paguajë një dëmshpërblim prej 10 milionë lekësh të reja për familjen e gazetares.

Ky vendim nuk saktësohet nëse ka lidhje vetëm me dëmshpërblimin financiar që ka kërkuar familja apo është konvertuar në vlerë monetare për të shmangur dënimin me burg të drejtuesit të mjetit.

Enkelejda Skënderasi humbi jetën ndërsa udhëtonte me drejtuesin D.H dhe kolegët e saj gjatë një shërbimi pune për 100-vjetorin e masakrës të Panaritit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303