Ashtu sikurse u paralajmërua që pasditen e djeshme, Policia në Gjirokastrës ndërmori një aksion duke ngritur pika kontrolli në akse të ndryshme të rrugëve nacionale të qarkut të Gjirokastrës.
Në kuadër të këtij operacioni, u sekuestruan 10 makina luksoze me probleme në dokumentacion si dhe u shoqëruan 9 persona.
Kujtojmë se dje ka qenë i pranishëm drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu ku ka bërë analizën vjetore.
Operacioni pritet që të vijojë edhe në ditët në vazhdim, jo vetëm në Gjirokastër, por edhe në qarqet e tjera.

