Aktori shqiptar, Enea Arapi është dhunuar mbrëmjen e djeshme në Ksamil.
Ai është pjesë e stafit të emisionit ‘Bukë me vete’ drejtuar nga Roza Lati, ku së bashku me grupin ishin nisur për xhirime.
Enea është ndaluar nga një person i paidentifikuar pranë një restoranti, ku i ka kërkuar aktorit që të ulë shpejtësi.
Pas një mini debati, personi ka goditur aktorin në faqe me tytën e një pistolete që kishte në brez, duke ia lënë shenjë.
Ndërkohë, Arapi ndodhet në gjendje stabël dhe nga ana tjetër ai së bashku me stafin kanë denoncuar rastin në polici.


