Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një raport të EuCham, ku në të shihet qartë se Shqipëria ndodhet në tre vendet e fundit në Evropë për të bërë biznes. Basha ka bërë fajtor qeverisë, ku shkruan se me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon dhe më pak tërheqëse për investime.
REAGIMI I BASHËS
Raporti i fundit i EuCham që e rendit 🇦🇱 ndër tre vendet e fundit në 🇪🇺 për të bërë biznes, konfirmon qartë se kjo qeveri ka dështuar: sot kriza është shtrirë në çdo hallkë të ekonomisë. Me Ramën, Shqipëria u bë ndër vendet më të korruptuara, me taksat më të larta në rajon, më pak tërheqëse për investime. Vendit sot i duhet një model i ri ekonomik, me taksa të ulëta, mbështetje për sipërmarrjen, stimulim për investimet dhe bizneset që hapin vende pune. Me planin tonë ne do të kemi taksën e sheshtë 9%,do të luftojmë konkurrencën e pandershme dhe korrupsionin, do ti japim frymëmarrje ekonomisë për të sjellë investime, mundësi punësimi me të ardhura dinjitoze dhe jetë më të mirë për të gjithë shqiptarët.


