24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Alban Skënderaj sjell “Plagë në gjysmëshpirt”

spot_img

Alban Skënderaj ka publikuar dje një këngë vërtet prekëse, dhe këtë herë ai tregon emocionet e forta përmes këngës

Kënga është  shkruar 10 vite më parë, kur nëna e Miriam Canit u nda nga jeta në moshë shumë të re.

Kantautori shqiptar tregon përmes një postimi në Instagram se Miriami nuk ka mundur dot asnjëherë ta këndojë për shkak të emocioneve.

Albani mori shtysë për ta vënë në jetë këtë projekt si një mënyrë për të pasqyruar edhe ndjenjat e tij pas humbejs së të ëmës gati 2 vite më parë.

https://www.instagram.com/p/BvH2-WZAbEV/

Ai shprehet se misioni më i madh i një artisti është të ndajë emocionet me të tjerët:

“Ne nuk jemi aspak të veçantë, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerëz si të gjithë dhe sipas nesh, misioni më i madh i një artisti është të shkruajë këngë që sado pak i bëjnë njerëzit të mos ndihen vetëm, si në gëzimin ashtu edhe në dhimbjen e tyre.  Ndaj vendosem këtë këngë dhe këto ndjenja t’i ndajmë me ju”.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat